Reshjet e shiut që përfshinë vendin tonë gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar rënie të inerteve në trupin e rrugës në disa akse.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se kontraktorët me mjete dhe punëtorë ishin në terren duke punuar për pastrimin e inerteve dhe të veprave të kullimit.

 

Sipas ARRSH-së, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve është kryer pa probleme.

 

“Akset rrugore kombëtare kanë qenë gjatë gjithë kohës të hapura dhe qarkullimi ka vijuar pa probleme”, bëri të ditur ARRSH.