Kreu i Punëve të Jashme të BE, Josep Borrell, ka shtyrë udhëtimin e planifikuar në Kinë si shkak I infektimit me Covid-19.

 

 

Lajmin e bëri të ditur vetë shefi Boorell, nëpërmjet një njoftimi në Twitter, i cili rezultonte pozitiv me Covid-19, ndonëse nuk ka asnjë siptomë.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe prandaj fatkeqësisht do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë”, shkroi ai.

 

Borrell do të takohej me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes kineze gjatë vizitës tre-ditore në Pekin që fillon të enjten.

 

 

Udhëtimi në Kinë do ta kishte bërë Borrell të fundit mes disa zyrtarësh të lartë evropianë që vizituan Pekinin pasi ai u hap nga rregullat strikte Covid vitin e kaluar.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizituan Kinën javën e kaluar. Dyshja i kërkuan Pekinit të përdorë ndikimin e tij me Rusinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.