Një aksident është raportuar në aksin e vjetër Lushnje-Berat. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur 67-vjeçarin Hamdi Çela i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

 

 

Ndërkohë shofer i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në polici.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.