Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrarike, Gazment Bardhi ishte në Lezhë për të shënuar hapjen e fushatës zgjedhore në këtë bashki.

 

Bardhi mori pjesë në takimin e kryesisë së degës me strukturat lokale të PD-së, ku edhe foli jo vetëm për fushatën, por edhe për situatën politike.

 

“Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend 2009-ën kur e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.