Shumë njerëz preferojnë më shumë stinën e dimrit sesa atë të verës për të pushuar. Pavarësisht se pushimet e verës janë relaksuese dhe mundësojnë  plazhin dhe klimën e nxehtë, dimri është po aq i bukur.

 

E vetmja gjë që duhet, është destinacioni i duhur për të pushuar e për të parë bukurinë e stinës.

 

Për të përjetuar pushime të vërteta dimërore padyshim ju duhet të zgjidhni një destinacion ku kjo stinë pasqyrohet më së miri, pra një vend me dëborë, ku atmosfera shfaq përjetime magjike.

 

Vendet Europiane janë destinacione të afërta dhe mund të gjesh çdo element të dimrit që shikojmë në filma.

 

Islanda ofron një shumësi ujëvarash, pishinash termale, male të mbuluara me dëborë, plazhe me rërë të zezë, vullkane si dhe mundësi për të parë nga afër balenat. Ky vend është padyshim i njohur për pishinat termale që gjenden në natyrë të cilat janë padyshim një eksperiencë mahnitëse, por nëse ndodheninë Islandë mos harroni të vizitoni vendodhjen më të njohur turistike, Lagunën Blu.

 

 

Finlanda është një vend ku gjithnjë mund të gjeni borë në dimër, ushqimi është mjaft i shijshëm dhe njerëzit shumë miqësorë. Vizitoni me patjetër Lapland, Reindeer, si dhe pyjet e pafundme.

 

 

Suedia është një nga vendet më të përkryera për tu vizituar gjatë sezonit të dimrit, dhe padyshim është destinacioni i përkryer për të përjetuar më së miri  motin e ftohtë përmes bardhësisë së dëborës. Ka përzierje perfekte të aktiviteteve të brendshme, dhe ofron gjithashtu një mori formash argëtuese për një sezon të ftohtë pushimesh.

 

 

Mund të jetë ftohtë jashtë, por Danimarka është një nga destinacionet më të mira të pushimeve dimërore në Evropë. Danimarka është një nga vendet më të mira për tu vizituar në dimër

 

 

Paris është një destinacion jo shumë i kushtueshëm për shumë udhëtarë nga e gjithë bota, dhe patjetër duhet të jetë pjesë e listës së destinacioneve më të preferuara për tu vizituar në periudhën e dimit. Edhe pse dimri ndoshta nuk është koha e vitit ku mund të keni piknikë klasikë përgjatë Seine, por është një sezon i mirë për të eksploruar qytetin.

 

 

Gjermania në dimër mund të jetë një lumturi e vërtetë. Imagjinoni rrugicat e mbuluara me borë, oxhaqet me avull dhe aroma e ëmbël e verës,  që hapet pothuajse në çdo qytet gjerman në dhjetor. Definitivisht një domosdoshmëri për vendet që do të vizitohen në Evropë këtë dimër.

 

 

Ka aq shumë për të parë dhe për të bërë në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, sa është e pamundur të arrini ti vizitoni në një udhëtim të vetëm. Kështjella e Pragës nuk është njëkështjellë e zakonshme, është një kompleks i tërë. Ka disa ndërtesa dhe rrugë për të eksploruar, duke përfshirë katedralen, dhe secila e hapur në kohë të ndryshme.

 

 

Një qytet përrallor në çdo kohë të vitit, me shtimin e dritave zbukuruese të ndezura dhe pemëve të dekoruara bukur, Salzburgu bëhet një vend i mrekullueshëm në muajt e ftohtë të dimrit duke u shndërruar një nga vendet më të mira për të udhëtuar në Evropë gjatë dimrit. Nëse udhëtoni në Evropë në dimër, ju nuk do të jeni në gjendje t’i rezistoni bukurisë së tregjeve që shfaqen në rrugët e Salzburgut.

 

 

Zvicra njihet për alpet e saj madhështore, dhe stina e dimrit është e përkryer për ti parë ato mrekullisht të mbuluara me dëborë. Periudha e dimrit lidhet edhe me tregjet që e kthejnë këtë vend në magjik.

 

 

Italia është një destinacion fantastik për tu vizituar në çdo kohë të vitit, duke përfshirë edhe në dimër. Qytete të mëdha si Roma, Firence, Milano ose Napoli kanë një kombinim të madh të aktiviteteve kulturore dhe zbavitëse.