Trupat e Forcave të Armatosura po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi solli momente nga përkushtimi i tyre në kryerjen e detyrave të përcaktuara.
“Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurtë”, u shpreh ai.
Sipas Peleshit, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre e tregon më së miri pjesemarrja në dy stervitjet e fundit COBWEB dhe GOLDEN SABER.
“Të përkushtuar të ruajmë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë”, përfundoi ministri i Mbrojtjes.