Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh sot se deputetët që nuk janë të përjashtuar duhet të jenë në sallën e Kuvendit.
Në përgjigje të kërkesës së deputetit të PS, Frrok Gjini, i cili kërkoi që deputetët e papërjashtuar të lejohen të futën në seancën plenare të Kuvendit, Spiropali theksoi se, “pa diskutim që deputetët që nuk janë të dënuar duhet të jenë në sallë dhe ata që po i pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën kërkoj të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut që bën një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me shumë sulme, me shumë fyerje të pamerituar. Të gjithë ata janë baballarë, të gjithë ata janë vëllezër, janë bij të dikujt dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë”.
Teksa në Kuvend diskutohet pr/ligji, 24 deputetët e përjashtuar të opozitës vijojnë të tentojnë të futen me forcë në ambientet e Kuvendit, ndërsa janë përplasur edhe me Gardën e Republikës./ata