Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e PD ku do të zhvillojë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Takimi ka nisur në orën 13:00, në selinë e PD, dhe vjen pas takimit me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

 

Përmes një postimi në Facebook, Meta zbuloi se në fokus të takimit kanë qenë shqetësimet e opozitës në lidhje me realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Kreu i PL thekson se nënvizoi në takim shqetësimet mbi ndryshimet e listave të zgjedhjeve në bashki të caktuara, si dhe përdorimin e fondeve të qeverisë në funksion të fushatës zgjedhore nga ana e partisë në pushtet.