Pas 12 ditësh, ish-kryeministri Silvio Berlusconi është larguar nga reparti i terapisë intensive , aty ku ishte shtruar që prej 5 prillit të kaluar për trajtimin e një infeksioni në mushkëri, për t’u transferuar në një repart tjetër të spitalit San Raffaele në Milano.

 

Për të lejuar transferimin, që ishte planifikuar për sot, është bërë shkak përmirësimi i vazhdueshëm i gjendjes së tij shëndetësore, për të cilën profesorët Alberto Zangrillo dhe kryemjeku Fabio Ciceri kishin folur në diskutimin e tyre të fundit.

 

E konfirmuar edhe në një njoftim për shtyp nga spitali në Milano, thuhet se gjendja e Berlusconit do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm, teksa trajtimet nuk priten të mungojnë për një farë kohe.

 

Njoftimi i spitali “San Raffaele”:

 

“Për momentin gjendja klinike dhe reagimi ndaj trajtimeve ka lejuar transferimin e presidentit Silvio Berlusconi në një repart të zakonshëm të spitalit. Vazhdojnë trajtimet dhe monitorimi i parametrave funksionalë”, u tha në deklaratë.

 

Paolo Berlusconi, duke mbërritur në spitalin San Raffaele në Milano për të vizituar vëllain e tij, u përgjigj “po”, duke buzëqeshur dhe duke tundur kokën, kundrejt atyre që e pyetën për gjendjen e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

 

Pas xhamit të makinës, ai u ngriti gazetarëve gishtin e madh të dorës, duke thënë “gjithçka është në rregull”.