Policia e West Yorkshire ka quajtur një punëtor dyqani si hero, pasi ai u përball me një burrë të armatosur i cili kishte për qëllim të grabiste dyqanin.

 

 

Marlon Stewart përpara se të hynte në dyqan për të grabitur, ai kishte kërcënuar gjashtë persona dhe kishte vjedhur një makinë. Por tentativa për të marrë paratë e dyqanit, u ndaluan nga 61-vjeçari Niall Stranix i cili e sulmoi atë.

 

Stewart, 37 vjeç, u burgos për 10 vjet e katër muaj. Pas dënimit në Gjykatën e Leeds Crown të hënën, Det Insp Ryan Malyk i Policisë së West Yorkshire, tha se zoti Stranix kishte treguar trimëri të jashtëzakonshme.

 

 

Stewart u akuzua për katër akuza për grabitje, një për grabitje në tentativë, pesë akuza për posedim të një arme zjarri gjatë kryerjes së një grabitjeje, sulm që shkaktoi dëmtime trupore dhe drejtimin e automjetit gjatë pa dokumente.

 

Det Insp Malyk tha: Ne duhet të njohim guximin e jashtëzakonshëm që tregoi Niall Stranix, për ta luftuar atë ndërsa kërcënonte kolegen e tij. Veprimet e tij na ndihmuan të shikonim fytyrën e Stewart në kamerat e sigurisë dhe arritëm ta identifikonim si të dyshuar.

.