Kanë folur për mediat një çift bashkëshortësh pensionistë të cilët e kanë shtëpinë ngjitur me banesën e Muhamed Dukës ku ndodhi shpërthimi me eksploziv.

 

Ata shprehen se shpërthimi ishte aq i madh sa fillimisht kujtuan se ishte tërmet, por më pas banesa e tyre u mbush nga tymi. I moshuari u shpreh se pati dëmtime nga njëri vesh dhe se dëmet janë të shumta dhe se të dy nuk kanë mundësi t’i rikuperojnë.

 

‘Në orën 2 e gjysmë u ngrita shkova në tualet dhe në orën 3 pa njëzet ndodhi shpërthimit. Sa ndodhi shpërthimi u mbytam, shkova në tualet volla dhe u shurdhiva nga njëri vesh. I bëj thirrje shtetit, ç’kusur kam unë? Unë jam pensionist, ka 4 vjet që ka ikur nga shtpëia. Djalin e madh ja kapën në Belgjikë. Ishte shumë i fuqishëm, janë thyer xhamat, dyert. Dera ime bën një million ku ti gjej lekët unë? Unë do rri te dera tani.”- tha fqinji.

 

Ndërkohë, fqinjët thonë se në banesën që ndodhi shpërthimi, nuk ka patur njeri prej kohësh.

 

“Menduam se ishim termet, ishte mbushur shtëpia plot me tym. Ne nuk pamë gjë, ne s’na hapej as dera erdhi policia në orën 7 e hapëm derën. Burrit iu bllokua nga veshi shkoi në spital. Ata nuk banojnë aty kanë 4 vite, për arsyet e tyre, ne nuk i dimë.

 

Në shtëpi s’ka njeri fare, s’kam parë lëvizje asnjëherë. Ne jemi dy pensionistë, shyqyr që nuk pata nipërit në shtëpi. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, copë copë na u bë shtëpia. A mund ta bëj dot derën e re unë me pensionet që kemi?”- tha fqinja.

 

Edhe një banor në një kat më lart tregoi dëmet e shkaktuara si pasojë e shpërthimit me tritol në banesën e tij.

 

“Shpërthimi ishte shumë i fortë. Nuk i njihnim se jemi me qira.”- tha një banor tjetër.

 

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.