Një rrëshqitje e madhe dheu në veriperëndim të Pakistanit ka vrarë të paktën dy persona, ndërsa janë plagosur tetë të tjerë, ndërsa si pasojë e prurjeve të mëdha, shumë automjete janë zhytur nën baltë e gurë.

 

Rrëshqitja e dheut ndodhi herët të martën pranë Torkham, një pikë kufitare kryesore midis Pakistanit dhe Afganistanit në provincën Khyber Pakhtunkhëa.

 

“Zyrtarët e shpëtimit u informuan për një rrëshqitje dheu para agimit pranë kufirit të Torkhamit pas shiut dhe stuhisë, që varrosi shumë kamionë dhe kontejnerë,” tha për Al Jazeera Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit të shpëtimit 1122 në provincë.

 

Faizi tha se autoritetet kanë nisur një operacion kërkimi për të kërkuar njerëzit e bllokuar, ndërsa shtoi se mund të ketë më shumë se 20 automjete, duke përfshirë kamionë të mëdhenj, nën rrënoja.

 

Kalimi Torkham u mbyll për më shumë se një javë në shkurt të këtij viti për shkak të tensioneve midis autoriteteve pakistaneze dhe afgane pas përleshjeve përgjatë kufirit.