Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, javën e ardhshme ka njoftuar se do të japë dorëheqje dhe do të largohet nga politika.
Billstrom, i cili ka ndihmuar në negocimin e hyrjes së vendit në NATO, në platformën sociale X tha se “nuk ka qenë një vendim i lehtë, por diçka për të cilën kam menduar dhe shqyrtuar për disa kohë”.
Ai mori postin e shefit të diplomacisë në tetor të vitit 2022, kur kryeministri Ulf Kristersson formoi një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë midis Partisë së Moderuar, Liberalëve dhe Demokratëve.
Billstrom në njoftimin e tij tha se Suedia është në situatën më të rëndë të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe “kjo qeveri ka kryer një ri-strukturim historik të politikës suedeze të sigurisë”.
“Tani i përkasim bërthamës së vendeve që mbështesin Ukrainën dhe që gjithashtu kanë paraqitur një politikë afatgjate për të kundërshtuar zgjerimin e fuqisë ruse”, tha ai.
Gjithashtu duke theksuar se situatën e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Palestinës, Billstrom tha se një zgjidhje me dy shtete është e vetmja rrugë përpara.
“Situata në Lindjen e Mesme është gjithashtu serioze dhe Suedia po lufton së bashku me BE-në, SHBA-në dhe vende të tjera për të stabilizuar situatën. Në planin afatgjatë, një zgjidhje me dy shtete është e vetmja zgjidhje e arsyeshme”, shtoi ai,
Duke shënuar fundin e një pritje gati 2-vjeçare, Suedia u bë anëtare e NATO-s në mars pasi vendi nordik fillimisht paraqiti kërkesën për t’u bashkuar me aleancën perëndimore së bashku me Finlandën fqinje, tre muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Finlanda u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, ndërsa aplikimi i Suedisë u vonua nga Türkiye dhe Hungaria.
Parlamenti i Türkiyes ratifikoi aplikimin për anëtarësim të Suedisë në muajin janar, ndërsa Hungaria e vonoi atë derisa Kristersson vizitoi Budapestin më 23 shkurt, pas së cilës qeveria e kryeministrit Viktor Orban miratoi përfundimisht pranimin e Suedisë në NATO./aa