Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në Shëngjin. Sipas Klan News dyshohet se një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër portit.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarja dhe ka nisur hetimet. Rrethanat e konfliktit momentalisht janë të paqarta.

 

Gjithnjë sipas Klan News, dyshohet se i vrarë ka mbetur një biznesmen.