Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria Rajonale Fier në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese, kanë ushtruar kontroll në subjektin  me inciale “N.K” në Frakull të Fierit, me aktivitet tregtim të Produkteve të Mbrojtjes Bimëve (PMB).

 

Gjatë ushtrimit të kontrollit është konstatuar se subjekti ushtronte aktivitetin pa licencë të tregtimit të PMB-ve dhe në mungesë të kushteve për të tregtuar Produkte Plehëruese ( PP).

 

Për gjetjet në kundërshtim me ligjin, është marrë masë e bllokimit të PMB-ve, si dhe është dhënë masa administrative me gjobë në vlerën e 300 000 lekëve.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha organet ligjzbatuese dhe qytetarët, duke ndëshkuar këdo që shkel ligjin në dëm të shëndetit të konsumatorëve.