Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në rrugën dytësore Lezhë-Rrile. Një automjet Benz me të cilin udhëtonte një grua ka humbur kontrollin dhe përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.

 

 

 

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

 

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.