E lindur në Bruksel, ajo është Ministrja e re e Familjes dhe Çështjeve Sociale të Turqisë.

 

Maynur Ozdemir, ish-këshilltare e CDH-së (Qendra Humanitare Demokratike) në Skarbeek dhe deputete e Brukselit për dhjetë vjet, është emëruar ministre e Familjes dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e re turke, raporton rrjeti rtbf.

E lindur në Bruksel në vitin 1982, Maynur Ozdemir, e diplomuar në ULB për shkenca politike, mori pjesë në zgjedhjet komunale të vitit 2006 dhe në qershor 2009 u bë deputete e Brukselit. Ajo u rizgjodh në vitin 2014.

 

Megjithatë ajo u përjashtua nga cdH, forca ku aderonte, pas deklaratave të saj për gjenocidin e pretenduar armen. Në veçanti, siç raportuan mediat belge në vitin 2015, ajo kishte refuzuar ta njihte këtë gjenocid, një sajesë antiturke në perëndim pa bazë historike.

Mainur Ozdemir vendosi të largohej nga skena politike e Brukselit në vitin 2019, në fund të mandatit të saj të dytë. Një vit më pas, presidenti turk Erdogan, me të cilin ishte e afërt, siç thekson rtbf, e emëroi ambasadore në Algjeri, detyrë që ajo po e lë për të marrë një post ministror. /tesheshi.com/