Në spitalin e Dibrës është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale me laparoskopi për heqjen e një mase ovariale, falë bashkëpunimit të ekipeve të Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

 

“Mjekët e rinj specialistë në spitalin e Dibrës dhe investimi me aparatura mjekësore, po i garantojnë banorëve të kësaj zone ndërhyrje kirurgjikale të standardeve më të mira, afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

 

Ministrja Manastirliu falënderoi punën e mjekëve obstetër-gjinekolog, Dr. Radomir Dishi, si dhe Dr. Gazmend Xhembulla, Dr. Spiro Leçka, Dr. Riza Matoshi dhe infermieret Besa Saraçi, Flora Dumani, Kadrie Tomja.

 

“Me rritjen e pagave të miratuar sot, mjekët specialistë do të paguhen me 50 mijë lekë më shumë në muaj”, tha Manastirliu.