Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të interesuar të zbulojnë më shumë për thinjat e flokëve dhe tani një studim i ri mund të ketë zbuluar arsyen pse thinjen flokët.

 

Studiuesit në New York University Grossman besojnë se disa qeliza staminale (McSCs) mund të ngecin me kalimin e moshës dhe të humbasin aftësinë e tyre për të maturuar dhe ruajtur ngjyrën e flokëve.

 

Disa qeliza staminale të cilat janë në gjendje të zhvillohen në lloje të ndryshme qelizash – humbasin aftësinë për të lëvizur me kalimin e moshës, duke rezultuar në thinja.

 

Ekipi hulumtues sugjeron se nëse studimi i tyre, i cili u përqendrua te minjtë, do të jetë i vërtetë edhe te njerëzit, ata mund të gjejnë një mënyrë për të rikthyer ngjyrën e flokëve ose të parandalojnë thinjat.

 

Hulumtimi është ende në fazat e hershme dhe duhet të kryhen më shumë studime, megjithëse këto të dhëna janë një hap përpara për të kuptuar biologjinë komplekse të ngjyrës së flokëve dhe plakjes.