Kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit tonë luajnë një rol vendimtar në rutinën tonë të përditshme dhe, rrjedhimisht, në jetën tonë. Një gjumë i qetë, i cili zgjat rreth shtatë orë, ka aftësinë të na pushojë dhe të na mbushë me energji për ditën e nesërme, duke na pastruar të menduarit.
Në Evropë, disa vende i kanë kuptuar plotësisht përfitimet e gjumit për shëndetin e njeriut dhe në këtë mënyrë sigurohen që ata të flenë mjaftueshëm. Nga ana tjetër, ka disa vende ku gjumi nuk është lart në listën e tyre të nevojave, gjë që me kalimin e kohës do të ndikojë tek banorët.
Në një hulumtim të kryer për vendet e Evropës dhe marrëdhëniet e tyre me gjumin, ata identifikuan ato me banorët më të qete, por edhe ato ku gjumi mungon në jetën e tyre.
Faktorët e ekzaminuar përfshinin të dhëna për orët maksimale dhe minimale të punës, të drejtën për leje dhe pushime, sa pushime u lejohen punëtorëve çdo ditë në punë dhe përqindjen e popullsisë që flenë shtatë ose më shumë orë çdo natë.
Në krye të kësaj renditjeje ishte Sllovakia, ndërsa pesëshen e parë e plotëson Finlanda, e cila për të shtatën vit u shpall shteti më i lumtur në botë, Bullgaria, Portugalia dhe Estonia. Pesë vendet e radhës në dhjetëshen e parë janë Franca, Lituania, Norvegjia, Republika Çeke dhe Islanda.
Sa i përket vendeve që zënë pozicionet nga 11 deri në 20, ato janë: Austria, Suedia, Luksemburgu, Danimarka, Gjermania, Letonia, Rumania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia./SyriNet