Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi shënoi rritje me 4.1 % gjatë 3-mujorit të pare të vitit, duke arritur në 47.9 miliardë lekë nga 39.4 miliardë lekë që ishin në tremujorin e parë të 2022-shit.

 

Importi për mallrat bazë të industrive prodhuese, lidhet me zgjerimin e aktivitetit të këtyre sektorëve dhe interesin në rritje të sipërmarrjes për përdorimin e teknologjive bashkëkohore që përmirësojnë cilësinë e prodhimit.

 

Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Kina dhe Gjermania janë partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie.

 

Gjithsej nga Italia gjatë 3-mujorit u importuan 9.3 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

 

Nga Kina u importuan 7.7 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa nga Gjermania u importuan 7.9 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

 

Fluksi hyrës i IHD-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe luftës në Ukrainë, sërish Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj.

 

Investimet e huaja direkte në vitin 2022 janë rritur 29 % krahasuar me vitin 2019, duke arritur në 1.37 miliardë euro.