Xhamia e Madhe në Itali simbolizon komunitetin musliman të mirintegruar të vendit, i cili përbën rreth 4 për qind të popullsisë italiane.
Xhamia, e cila i ka shërbyer komunitetit musliman që nga viti 1995, ka kapacitet për pritjen e rreth 10.000 besimtarë dhe është ndër më të mëdhatë në Evropë.
Duke folur për Anadolu, Nader Akkad, imami siriano-italian i xhamisë, theksoi se xhamia tërheq veçanërisht dhjetëra mijëra besimtarë për faljen e Bajramit.
Duke iu referuar situatës së komunitetit musliman në vend, ai tha: “Komuniteti musliman është shumë mirë i integruar në vendet ku ata jetojnë dhe në strukturën sociale”.
“Është një komunitet prej 2,8 milionë banorësh, gjysma e të cilëve tashmë kanë shtetësi. Komuniteti musliman është krenar që jeton në këtë vend dhe mes popullit të madh italian”, tha ai.
Në këtë sfond, shtoi Akkad, ata duan të kontribuojnë në prosperitetin dhe mirëqenien e Italisë dhe të kombit italian.
Më tej ai tha se arkitekti i xhamisë ishte Paolo Portoghesi, një italian katolik.
Kjo tregon diçka për marrëdhëniet tona me qytetarët e tjerë italianë, tha Akkad.
Ai tha se xhamia ka një sallë turke të zbukuruar me mihrab të stilit turk dhe kaligrafi./AA