Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, tha se deri më sot kanë rinovuar 3,3 milionë banesa në kuadër të strategjisë së njohur si "transformimi urban", ndërsa me anë të agjencisë së banimit TOKI kanë ndërtuar 1,2 milion banesa.

 

Erdoğan këto vlerësime i bëri në ceremoninë e fillimit të projektit të transformimit urban në Gaziosmanpaşa të Istanbulit.

 

"Deri më sot kemi rinovuar 3,3 milionë banesa me transformimin urban, ndërsa me anë të TOKI-t ndërtuam 1,2 milion banesa", tha ai, duke theksuar se po përshpejtojnë transformimin urban në qytete me rrezik të lartë nga tërmetet, përfshirë Istanbulin.

 

"Po nisim një mobilizim mbarëkombëtar. Istanbuli zë vendin e parë në këtë mobilizim për shkak të dendësisë së popullsisë dhe rëndësisë strategjike", u shpreh Erdoğan, duke theksuar se do t'u ndihmojnë qytetarëve që dëshirojnë t'i rinovojnë shtëpitë e tyre në kuadër të transformimit urban.

 

Duke folur edhe për çështjet ekonomike, presidenti turk u zotua se deri në fund të vitit do ta marrin nën kontroll inflacionin, ndërsa vitin e ardhshëm do ta zgjidhin tërësisht./AA