Një grua është kërcënuar dhe është plagosur me sende të forta në kokë në Vlorë. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin, i cili është shpallur në kërkim nga auroritetet.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me inicilet  I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë.

 

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren E. K.(D), për disa ditë.

 

Efektivët e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.