Forcat turke neutralizuan sot tre terroristë të tjerë, duke bërë që gjithsej 21 terroristë të PKK-së të neutralizohen në katër ditët e fundit në veri të Irakut dhe Sirisë, tha sot ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

 

Akar qëndroi në qytetin turk Kayseri dhe gjatë vizitës së tij foli për luftën kundër terrorizmit.

 

"Sapo morëm një lajm tjetër. Tre terroristë u neutralizuan nga forcat tona në rajonin Zap, në veri të Irakut", tha Akar dhe vazhdoi:

 

"Kjo e çon numrin e terroristëve të neutralizuar në katër ditët e fundit në 21. Shpresojmë që kjo luftë të vazhdojë derisa të jemi të bindur për sigurinë e plotë të kufijve tanë dhe të kombit tonë. Ne jemi të vendosur dhe të aftë për këtë".

 

PKK është organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiye-s, terroristët e PKK vranë të paktën 40 mijë njerëz./AA