Ende asnjë e dhënë konkrete lidhur me zhdukjen prej 15 ditësh të Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, në Sarandë.

 

Mësohet se gjatë 48 orëve të fundit forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me precedentë të mëparshëm, të cilët janë dërguar në Vlorë ku janë marrë në pyetje, por nuk dihet nëse janë liruar apo janë mbajtur ende nga polica.

 

Njëkohësisht në afërsi të fshatit Nivicë, në një magazinë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

 

Gjithashtu një fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë. Policia po verifikon edhe 6 mjete të tjera, një prej të cilave e blinduar. Ka dyshime se të zhdukurit janë ekzekutuar  dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territorin e Bashkisë Konsipol. Nga pamjet filmike të kameerave të sigurisë, ku të zhdukurit janë parë për herë të fundit shihet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e pare të mjetit në gjendje normale, çka ngre dyshime se autorët dhe dy të zhdukurit kanë patur njohje me njëri-tjetrin. Porn ë këto pamje nuk është mundur të identifikohet shoferit dhe as pasagjerët që ndodhen në sediljen e pasme. Mjeti ishte me targa greke të vjedhura në Lezhë.