Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sopranon Ermonela Jaho për çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards.
“Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve”, shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale.
International Classical Music Awards, që konsiderohet njëri prej çmimeve më prestigjioze të muzikës klasike. Me një juri prej katërmbëdhjetë kritikësh të muzikës klasike nga shtete të ndryshme të botës, çmimet ndahen në gjashtëmbëdhjetë kategori, si dhe tetë çmime speciale.