Një takim mes Kryeministrit të Kosovës Kurti dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç pritet të mbahet më 3 Maj, me fokus nënshkrimin e deklaratës për personat e pagjetur gjatë luftës në Kosovë. Ky takim që do të zhvillohet në Bruksel vjen në vazhdën e takimit të 18 Marsit në Ohër dhe është i pari mes dy liderëve.

 

Ndërkohë, dy kryenegociatorët e dialgout, Bislimi dhe Petkoviç janë takuar me 4 prill, ku është thënë se ka pasur pajtim për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur.

 

Ndërkohë që në takimin vijues pritet të diskutohet edhe për mekanizmin për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë, një nga pikat më të kontestuara në dakordësimin e Ohrit.