Rriten dyshimet se Leonard Thodhori dhe Fatmir Krasniqi (Sulovari) mund të jenë vrarë. Sipas informacioneve jo zyrtare ka dyshime se dy shokët janë ekzekutuar dhe janë groposur diku në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol.

Edhe vetë familjarët me sa duket disponojnë një informacion të ngjashëm, ndërsa bëhet me dije se të paktën 50 të afërëm të Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone në kërkim të trupave.

Ndërsa nga policia nuk ka detaje të reja, ajo që bëhet e ditur është se një numër personash janë shoqëruar dhe janë marr në pyetje gjatë 48 orëve të fundit, por më pas janë liruar nga gjykata.

Gjithashtu lidhur me ngjarjen janë sekuestruar 8 automjete, një prej të cilëve rezulton që i ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim