Një 22-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli, Bashkia Konispol.
K.D, 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin e tij, mjetin e tyre me stiva bari. Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.
Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.