Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Azerbajxhanit, Aykhan Hajizada, deklaroi se dënojnë ashpër djegien e flamujve turk dhe azerbajxhanas në Armeni.

 

Në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter, Hajizada ka reaguar ndaj djegies së flamujve të Türkiyes dhe Azerbajxhanit në protestën e mbajtur në përvjetorin e ngjarjeve të vitit 1915 në Sheshin e Lirisë në Jerevan.

 

Duke deklaruar se flamujt u dogjën në mënyrë të planifikuar dhe të organizuar, Hajizada tha: "E dënojmë fuqishëm. Qeveria armene dhe kryeministri Nikol Pashinyan duhet të marrin masa urgjente për të parandaluar krime të tilla të urrejtjes dhe ksenofobisë"./AA