Këto janë pamjet e hedhjes së lëndës plasëse në një lokal pranë zonës industriale në qytetin e Shkodrës.
Në pamjet e siguruara nga Klan News, duken dy persona të cilët hedhin lëndën plasëse në hyrje të këtij biznesi, ku është thyer xhami i lokalit.
Policia ka bërë me dije se lënda plasëse e hedhur është amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale.
Ka qenë vetë pronari i biznesit që ka konstatuar dëmet materiale sot në mëngjes rreth orës 05:50 kur ka shkuar për të hapur lokalin.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.