Një 34-vjeçar B. S nga Kosova është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë me automjetin e tij në aksin Xarrë-Sarandë.

 

 

Ai po transportonte 10 emigrantët kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

 

Automjeteti i përdorur nga ky shtetas për këtë veprimtari kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.