Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku babai vrau me çekiç të birin.

 

Mësohet se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte në Francë dhe kishte vetëm disa muaj i kthyer në Shqipëri.

 

Për shkak të divorcit, konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa ditën e djeshme është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa babai i është kthyer duke e goditur me çekiç.

 

Fillimisht familjarët kanë deklaruar se viktima, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë. Mirëpo, pas hetimeve është zbuluar gjithë ngjarja.

 

Shefki Bylykbashi 77-vjeç e ka goditur të birin disa herë në kokë me çekiç që përdoret për të thyer gurë, dhe si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.