Një dron i mbushur me eksploziv ra në një pyll afër Moskës, njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

 

 

 

Sipas një burimi në forcat e rendit, droni u zbulua dje dhe ishte thyer në gjysmë.

 

Media ruse Baza raportoi se dyshohet se bëhej fjalë për një dron të prodhuar nga ukraina, të cilit i kishte mbaruar karburanti.

 

Raportohet se droni u gjet nga një grua vendase pranë shtëpisë së saj. Kievi nuk ka komentuar mbi incidentin.