Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë dy shtetase në fshatin Peshkëpi në Vlorë.

 

 

Policia bën me dije se autori i dyshuar është shtetasi me iniciale D.M.

 

Njoftimi i policisë:

 

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e IMT Tiranë, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin K. M., pasi dyshohet se firma që ky shtetas administron, ka marrë inerte (zhavorr), nga lumi Shushicë.

Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.