Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e vilës në Hamallaj.

 

Arben Ahmetaj kërkoi heqjen e sekuestros së vilës në Hamallaj, ndërsa Apeli i GJKKO e rrëzoi kërkesën e bërë nga ish-ministri i Ekonomisë.

 

Vendimi i Gjykatës:

 

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari DhimitĽr Lara, sot më datë 26.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 70 akti, datë 12.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.H., E.D., kundër vendimit nr. 137 datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasuritë e paluajtshme.

 

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

 

– Miratimin e vendimit nr. 137, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ankuesit znj. EH. Dhe znj. E.D”, shkruhet në deklaratë.