Kryeministri Edi Rama do të nis një tur takimesh me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Burime për Report TV bëjnë me dije se ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj.

Aktualisht në Athinë, në takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialsite atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Për këtë qëllim, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë socialistë ndodheshin në Athinë, ku patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.

“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkruan Klosi në Facebook./Shqiptarja