Të paktën 12 persona kanë vdekur nga virusi Marburg në Guinenë Ekuatoriale.

 

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 12 persona kanë humbur jetën nga epidemia e virusit Marburg, e cila vazhdon prej më shumë se 3 muajsh.

 

Personat në kontakt me 1.437 raste janë mbajtur nën vëzhgim. Virusi i parë Marburg u regjistrua më 7 janar në provincën Kie-Ntem në pjesën perëndimore të vendit.

 

- Virusi Marburg

 

Virusi Marburg, i cili thuhet se është i ngjashëm me Ebolën, u zbulua për herë të parë në një laborator në Marburg, Gjermani në vitin 1967.

 

Virusi Marburg, i cili transmetohet përmes lakuriqëve të natës së frutave, përhapet te njerëzit përmes lëngjeve trupore ose kontaktit të personave të infektuar.

 

Simptomat si temperaturë e lartë, dhimbje koke e fortë, dobësi dhe të vjella shfaqen papritur tek individët e infektuar dhe simptoma të rënda hemorragjike zhvillohen në shumë pacientë brenda 7 ditëve.

 

Shkalla e vdekshmërisë së virusit Marburg, i cili nuk ka një vaksinë apo trajtim të veçantë, varion nga 23 për qind në 90 për qind.

 

Në epideminë e virusit Marburg në Angola në vitin 2005, 90 për qind e 252 personave të infektuar me virus humbën jetën.

 

Në vitin 2018 në Sierra Leone edhe pse virusi u zbulua në një lakuriq nate, asnjë rast nuk u regjistrua tek njerëzit./AA