Një 52 vjeçar është vënë në pranga, pasi ka goditur me thikë kunatën e tij.
Ngjarja ku A. P., sulmoi kunatën e tij ndodhi në rrugën “Vangjel Noti”, ndërsa ajo fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda.
Gjithashtu një 35 vjeçar është vënë në pranga për vjedhje. E. T., u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në rrugën “Milo Duçi”.
Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në rrugën “Milo Duçi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. P., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, ka dëmtuar lehtë në dorë, me mjet prerës (thikë), kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.