Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç ka deklaruar se Kosova është një shtet i pavarur, një realitet në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një deklarate të përbashkët me presidentin Bajram Begaj, Milanoviç ka deklaruar se është me interes normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovë-Serbi.
Megjithëse kemi të bëjmë me dy shtete shqiptare, thotë udhëheqësi kroat, Kroacia është e prirur të ketë marrëdhënie dhe kontribuojë tek të dyja. “Kosova është në rrugën e duhur”, thekson i pari i shtetit kroat.
“Kroacia e ka pranuar Kosovën. Ky është një realitet. Do bëjëm çdo gjë që të mundemi por asnjëherë me synimin për të provokuar serbinë, por për të ecur para.
Jam i sigurt se politika do të zbatohet dhe gjithca do të shkojë në vendin e duhur. Mendoj se kjo është me interes. Unë nuk di dhe as nuk dua të vendos çfarë është në interesin e Serbisë, tani të mos keqkuptohemi… Por shoh interesin tonë dhe interesi ynë, por edhe i Shqiperisë natyrisht, është normalizimi i marrdhënieve mes dy vendeve Kosovë-Serbi.
Ne nuk duhet të jemi gjysmak në atë që themi.
Kosova është në rrugën e duhur. Edhe pse janë dy shtete shqiptare që janë të ndara, ne të tilla i shohim, me të dyja do të kemi marrëdhënie dhe tek të dyja do të kontribuojmë”- tha Milanoviç.