Gjyqi në Spanjë ndaj këngëtares kolumbiane Shakira, e cila akuzohet për mashtrim tatimor prej 14.5 milionë euro, do të fillojë në nëntor.
Sipas burimeve për Marca, një gjykatë në Barcelonë, ku këngëtarja jetonte me ish-partnerin, Gerard Pique, ka caktuar 20 nëntorin si datën e gjyqit, të planifikuar për 12 seanca përgjatë nëntorit dhe dhjetorit me rreth 200 dëshmitarë.
Megjithatë, gjykimi mund të shkurtohet nëse artisti, për të cilin prokuroria kërkon tetë vjet e dy muaj burg dhe 23.8 milionë euro gjobë, arrin marrëveshje në minutën e fundit me prokurorinë.
Prokuroria ka kërkuar ulje të dënimit në këmbim të pranimit të mashtrimit.
Arsyeja pse janë caktuar 12 seanca për gjykimin ndaj Isabel Mebarak Shakira është numri i madh i dëshmitarëve të propozuar nga palët.
Gjykata ka propozuar që Shakira, e cila jeton në Miami pas ndarjes nga ish-futbollisti, të marrë pjesë vetëm në seancën në të cilën është planifikuar të dëshmojë dhe në ditën e fundit.