Fotoja e mësipërme vjen nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku humbi jetën një 35-vjeçar.

 

Sipas informacioneve, makina ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin. Ndërsa automjeti tjetër është dëmtuar por thuajse s’ka asnjë lidhje me aksidentin.

 

Viktima është identifikuar si Avni Gjuni, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve Murat Dorezi dhe Egzon Murataj.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.