Rreth 3700 pacientë kanë përfituar falas shërbimin e paketës së kataraktës dhe lentet falas gjatë 2022.

 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tha se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve dhe rritur cilësinë e jetës.

 

“Përveçse në QSUT dhe Spitalin e Traumës në Tiranë, ky shërbim është ofruar me financim 100% nga FSDKSH edhe në spitalet rajonale të Fierit, Vlorës dhe Durrësit.

Kemi zgjeruar financimin dhe shkurtuar listën e pritjes”, theksoi FSDKSH.

 

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet  e qytetarëve.

 

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.