Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është përfshirë në debat përballë gazetarit Arjan Çani i cili tha se opozita nuk e ka popullin me vete.
E ftuar në Euronews, Kryemadhi tha se në 10 njerëz, 8 e urrejnë Erion Veliajn, ndërsa theksoi se opozita nuk do të marrë kallashin për të luftuar kundër regjimit të Ramës. Kryemadhi theksoi se çdo shqiptar duhet të ngrihet kundër qeverisë për fëmijën e vet.
Pjesë nga biseda:
Çani: Atëherë zgjedhjet kanë mbaruar. Zgjedhjet bëhen kot, për alibi, për të thënë që edhe në Shqipëri u bënë zgjedhje.
Kryemadhi: Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë.
Çani: Ti njeri i opozitës, kjo është lufta jote?
Kryemadhi: Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla. Mua po më preke fëmijën tim, të shkrij, të vras, të djeg, me plumb, me çfarë të duash, po më preke fëmijën tim, familjen time.
Çani: Atëherë është Zoti për të gjithë.
Kryemadhi: Po, patjetër. Për fëmijën tënd nuk dal të luftoj unë, do dalësh të luftosh ti për fëmijën tënd.
Çani: Bravo, kjo është gjuha politike që duhet zgjedhur, këtu jam dakord me ty.