Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News duke folur për klasën e vjetër politike që e ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës”, tha se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë.
Basha tha se brinjët e trekëndëshit po bien të treja një nga një.
“Trekëndëshi i Bermudës ishte përkufizim i imi, i një realiteti që besoj të gjithë shqiptarët e kuptonin pse pati kaq sukses si frazë” tha Basha.
“E kam pasur bindje, se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë”, u shpreh ai.
Basha shtoi më tej se, “brinjët mbajnë në këmbë njëri-tjetrin. Kështu që do bien të treja një nga një siç po bien”./ata