Gjashtë persona janë shoqëruar nga Policia në lidhje me dhunimin barbar që çoi drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko. Sipas News 24, mësohet se janë ushtruar 4 kontrolle banesash.

 

22 vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në gusht të vitit 2022. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik.

 

Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me nënën e saj, ku edhe ndërroi jetë.