Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat e qarkut Dibër, ku u ndal te investimet kryesore në Infrastrukturë që kanë transformuar këtë qark.

 

Balluku solli në vëmendje rrugën e Arbërit, ndërsa u shpreh se në ditët e para të majit do të hapet rruga e Planit të Bardhë.

 

Kjo, sipas saj, do të shkurtojë në 1 orë e 40 minuta distancën e Dibrës nga Tirana. “Distanca e Bulqizës nga Tirana do të shkurtohet në 40 minuta dhe po ashtu Klosi do të bëhet për shumë më pak se zakonisht. Ne dimë të punojmë dhe çfarë themi e bëjmë. Nuk ka nevojë të flasim shumë se na flasin punët”, tha ajo.

 

Balluku u shpreh se në gjithë vendin janë dorëzuar qindra kilometra rrugë.

 

“Dorëzuam basjpaset e Fierit dhe Vlorës. Shqipëria kishte vetëm 1 aeroport, sot kemi një aeroport në Kukës dhe një totalisht të rinovuar në Tiranë për të dorëzuar në 2024-ën edhe aeroportin e Vlorës”, tha ajo.

 

Balluku theksoi po ashtu se një punë e shkëlqyer që nuk e mohon dot askush është bërë edhe në sektorin e shëndetësisë.