ChatGPT është rivendosur në Itali. Ai u ndalua në fillim të muajit prill nga autoritetet italiane pasi kishte shqetësime të ruajtjes së privatësisë së përdoruesve.
Ai u ndalua nga autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave në fillim të prillit për shkak të shqetësimeve të privatësisë.
Prodhuesi i tij, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft, tha se kishte “adresuar ose sqaruar” me sukses çështjet e ngritura.
Ai tha se politika e tij e privatësisë tani ishte e aksesueshme për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve.
Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, i njohur gjithashtu si Garante, kishte kufizuar përkohësisht chatbot-in dhe kishte nisur një hetim mbi shkeljen e dyshuar të aplikacionit të inteligjencës artificiale.
Ndërsa Garante kishte akuzuar OpenAI për dështimin për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT që supozohet të jenë 13 vjeç e lart, OpenAI tha se do të ofronte një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.
OpenAI shpjegoi se do të ofronte gjithashtu një formë të re për përdoruesit e Bashkimit Evropian për të ushtruar të drejtën e tyre për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale për të trajnuar modelet e tij.