Marrja e pilulave të gjumit duket të jetë e lidhur me mbrojtjen e trurit dhe mbrojtjen e kujtesës, të pakën kështu thotë një studim premtues.
Gjumi cilësor tashmë konsiderohet i domosdoshëm për funksionimin e duhur të trupit, pasi, ndër të tjera, kontribuon në funksionimin e duhur të zemrës dhe trurit. Megjithatë, nëse në një moment përjetoni çrregullime të gjumit dhe keni nevojë të merrni pilula gjumi, sipas të dhënave më të reja kërkimore, kujtesa juaj do t’ju falënderojë.
Sipas një studimi të ri, të botuar në Annals of Neurology , marrja e një trajtimi për të luftuar pagjumësinë mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit më vonë në jetë.
Në veçanti, studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit, të cilët kryen studimin, arritën në përfundimin se të moshuarit që merrnin preparate hipnotike para se të flinin reduktuan nivelet e dy proteinave kryesore të lidhura me fillimin e sëmundjes Alzheimer.